E rëndë në Greqi! Pak javë pas inaugurimit, shembet tavani në urgjencën e re të spitalit në Korinth, nuk ka të lënduar

E rëndë në Greqi! Pak javë pas inaugurimit, shembet tavani në urgjencën e re të spitalit në Korinth, nuk ka të lënduar

Një pjesë e tavanit të varur të Repartit të ri të Urgjencës (ED) në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit është shembur të martën, më 4 gusht 2026, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar mes pacientëve apo personelit mjekësor. Ngjarja shkaktoi alarm te punonjësit dhe qytetarët, pasi shembja ndodhi në një ambient ku çdo ditë marrin shërbim dhjetëra persona. Incidenti ka marrë vëmendje të veçantë pasi bëhet fjalë për një strukturë të saporinovuar. Projekti për përmirësimin e Repartit të Urgjencës u inaugurua vetëm një muaj më parë nga ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dhe u financua nga Fondi i Rimëkëmbjes, me një vlerë totale prej 2.6 milionë eurosh, që përfshin edhe spitalin e Aigios. Gjatë inaugurimit, ministri Georgiadis kishte deklaruar se investimi kishte rritur sipërfaqen e...