E rëndë/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi, drejtuesi i ri i cili nuk posedonte leje drejtimi…

E rëndë/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi, drejtuesi i ri i cili nuk posedonte leje drejtimi…

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin lokal të Kastorias, pas një aksidenti fatal rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme rreth orës 03:20, në një rrugë rurale pranë pyllit të Mesopotamias. Sipas mediave greke, në automjetin bujqësor udhëtonin pesë të rinj, katër prej tyre të mitur dhe një i rritur, të cilët kishin dalë për një shëtitje të shkurtër në zonë. Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi dhe pas pak ditësh do të festonte ditëlindjen e tij të 18-të. Për arsye që ende po hetohen, drejtuesi i ri humbi kontrollin e mjetit teksa lëvizte në rrugën rurale pranë pyllit të Mesopotamias. Automjeti doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar plagosjen e rëndë...