Dodik ndez tensionet nga Moska, sulmon aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci, përsërit narrativën “anti-serbe” dhe…

Dodik ndez tensionet nga Moska, sulmon aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci, përsërit narrativën “anti-serbe” dhe…

Tensionet në Ballkan po thellohen, ndërsa deklaratat e fundit të liderit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, nga Moska kanë shtuar përplasjet diplomatike dhe politike mes Serbisë, Rusisë dhe Perëndimit.Dodik, ka përdorur vizitën e tij në Moskë për të sulmuar marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “aleancë anti-serbe”. Duke folur pas takimit me Sergei Shoigu, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dodik deklaroi se edhe Rusia ndan të njëjtin qëndrim kritik ndaj kësaj marrëveshjeje në fushën e mbrojtjes mes tre vendeve të Ballkanit. Akuza ndaj Perëndimit Gjatë deklaratave të tij në Moskë, Dodik akuzoi gjithashtu vendet perëndimore, në veçanti Gjermaninë, për forcimin e kapaciteteve ushtarake në Europë, duke e paraqitur situatën si një garë të rrezikshme...