Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

Deklarata e një ministreje të Qeverisë së Serbisë se do ta “spastronte etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të shtetit më 1998, për vëzhguesit në Kosovë dhe në Serbi është pjesë e një modeli politik të Serbisë karshi Kosovës. Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të mos mjaftohet vetëm me reagime, por të ndërmarrë veprime konkrete ndaj Serbisë. Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se as mediat, as shoqëria civile s’mund ta ndryshojnë gjuhën dhe qëndrimin e Serbisë karshi Kosovës. Por, ai thekson se Bashkimi Evropian ka në duar instrumente, në kuadër të rrugës evropiane të Serbisë, për të parandaluar një retorikë të tillë. “Mund t’i vendosë disa sanksione, do të thosha, në mënyrë që ta zvogëlojë këtë farë qëndrimi zyrtar...