Brukseli trondit pozitat e Vuçiçit, Parlamenti Europian kërkon pezullimin e fondeve për Beogradin për shkak të…
Parlamenti Europian po bën thirrje për pezullimin e fondeve të BE-së për qeverinë e Vuçiç në Serbi për shkak të regresit në sundimin e ligjit dhe mosrespektimit të standardeve europiane. Ky mesazh u përsërit në Raportin e Parlamentit Europian për Serbinë, të përgatitur nga raportuesi për vendin, Tonino Picula, i cili mori një shumicë të madhe votash në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian të mërkurën. Votimi i së mërkurës tregoi se një shumicë e madhe në Parlamentin Evropian beson se Serbia po bën hapa prapa në rrugën e saj drejt BE-së, duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë, duke zhvilluar një fushatë nxitëse kundër fqinjëve të saj dhe duke shtyrë masat kyçe të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Shumë amendamente kritike në raportin e Piculës...
Burimi:
sot.com.al