BE e “dyjëzuar” për Serbinë: Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës

BE e “dyjëzuar” për Serbinë: Nuk është bërë mjaftueshëm, por duhet mbajtur larg Moskës

Përplasje në Bashkimin Europian për anëtarësimin e Serbisë. Brukseli po kërkon të rizgjojë procesin anëtarësues të Beogradit, teksa të mërkurën pritet të diskutojë kërkesën e saj për hapjen e Kapitullit 3 të negociatave. Por kryeqytetet e BE-së mbeten të ndara nëse vendimi i Serbisë për të shfuqizuar reformat e diskutueshme në drejtësi janë të mjaftueshme. Komisioni Evropian të hënën u paraqiti shteteve anëtare një dokument informues, ku shpjegon pse beson se reformat e fundit të Serbisë justifikojnë hapjen e Kapitullit 3. Komisioni beson se Serbia ka korrigjuar “rrëshqitjen prapa” të identifikuar në fillim të këtij viti dhe ka ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e Prokurorisë për Krimin e Organizuar. Megjithatë, ai pranon se “ende kërkohet punë e mëtejshme në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial”....