Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kosova ka nevojë që sa më shpejt të formojë institucionet e reja dhe të sigurojë stabilitet politik. Duke folur gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Zubin Potok, Hargreaves tha se është pjesë e ekipit diplomatik të vëzhgimit të koordinuar nga Bashkimi Evropian, i njohur si “Diplo Watch”, i cili po monitoron zgjedhjet në të gjithë territorin e Kosovës. Ai vlerësoi procesin zgjedhor dhe punën e stafit në qendrat e votimit. “Puna jonë është të sigurohemi që të kemi një pasqyrë të qartë në të gjithë Kosovën për atë që po ndodh. Njerëzit në qendrat e votimit kanë qenë shumë ndihmues dhe mikpritës. Dua t’i përgëzoj ata dhe të...