“Aleancë kundër Serbisë”/ Milorad Dodik sulmon nga Moska marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

“Aleancë kundër Serbisë”/ Milorad Dodik sulmon nga Moska marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Lideri i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, shfrytëzoi vizitën e tij në Moskë ndër të tjera edhe për të sulmuar marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “aleancë anti-serbe”. Duke folur pas takimit me Sergei Shoigu, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dodik tha se edhe Rusia ndan të njëjtin qëndrim ndaj marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Dodik akuzoi gjithashtu vendet perëndimore, veçanërisht Gjermaninë, për forcimin e kapaciteteve ushtarake në Europë. Gjatë qëndrimit në Moskë, ai shprehu mbështetje të hapur edhe për veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përdorur terminologjinë e përdorur nga Kremlini për luftën dhe duke e quajtur atë “operacion special ushtarak”. “Ne e mbështesim qartë operacionin special...