“Akt, i papranueshëm”/ Zv.kryeministrja Gërvalla reagon pas incidentit ndaj zv/ministrit: Sulm kriminal e banditesk
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, që ndodhi në Skenderaj. Përmes një reagimi publik, Gërvalla e cilësoi incidentin si “sulm kriminal e banditesk”, duke thënë se akte të tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit. “Ky akt, përveçse është i papranueshëm, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit të Kosovës, si dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Synojnë që fushata zgjedhore të jetë e përcjellë nga dhuna, frikësimi dhe logjika e forcës, të cilat nuk kanë vend në Republikën tonë”, deklaroi ajo. Ajo shtoi se këto janë “metoda primitive” të atyre që, sipas saj, shtetin e shohin si pronë private dhe sundimin e...
Burimi:
sot.com.al