Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skuter përplaset për vdekje nga një makinë

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skuter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 24-vjeçar dhe një skuter elektrik i drejtuar nga i mituri. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ku një mjek e ka konstatuar të vdekur. Policia njofton se shoferi i makinës është marrë në paraburgim në orën 21:20. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.