AAK i vendos kushte Kurtit, ofron votat, por kërkon të zhbëhen vendimet e hershme të tij
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja. Kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës. “Nuk kanë nevojë me na thirrë, për shkak se nuk kanë pse me na thirrë, sepse nuk duam të jemi pjesë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje… Kom me i thanë: prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Gjini shtoi po ashtu se nëse plotësohen këto...
Burimi:
sot.com.al