Putini i dhuron Kazakistanit katër tigra ‘Amur’ përpara vizitës së tij

Putini i dhuron Kazakistanit katër tigra ‘Amur’ përpara vizitës së tij

Rusia ka dërguar katër tigra Amur, dy prej të cilëve këlyshë, në Kazakistan për të ndihmuar vendin të rivendosë popullatën e tigrave. Kazakistani i pasur me energji dhe minerale kufizohet me Rusinë dhe është një aleat i ngushtë i Moskës në një rajon ku Kina dhe Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë gjithashtu ndikimin e tyre. “Kafshët, të cilat u kapën në rajonin e Khabarovskit në Lindjen e Largët të Rusisë, u dërguan me aeroplan në Kazakistan,” tha Putin në faqen e internetit të Kremlinit të marten. Tigrat së shpejti do të lirohen në natyrë. Përdorimi i kafshëve për të nxitur përpjekjet diplomatike nuk është i pazakontë për Putinin. Në vitin 2022, Rusia dërgoi 30 kuaj gri të racës së pastër në Korenë e Veriut, ndërsa të dy vendet forcuan lidhjet...