Putin kërkoi që të ishte ndërmjetësuesi i dialogut Rusi-BE, presidenti rus takohet me ish-kancelarin Shchroder në Kremlin
Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin u takua privatisht me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroder. “Po, ata u takuan dhe patën një bisedë të mirë”, tha këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, për agjencinë ruse të lajmeve Interfax. Ai vuri në dukje se nuk ishte në gjendje të jepte detaje rreth asaj që u diskutua, ose nëse kishte ndonjë perspektivë që ish-kancelari gjerman të luante një rol në bisedimet e mundshme midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi thuhet se u zhvillua në Kremlin dhe të dy ata kanë thënë se mbajnë një marrëdhënie personale “miqësore”. Putin kohët e fundit emëroi Schroderin kur u pyet për mundësinë e kërkimit të një ndërmjetësi për bisedime të mundshme midis Rusisë dhe BE-së. Ish-kancelari socialdemokrat 82-vjeçar...
Burimi:
top-channel.tv