Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pas sulmit të fundit verbal të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, analiza e publikuar nga Corriere della Sera ngre alarmin se problemi nuk është më vetëm retorika e liderit amerikan, por ndikimi që kjo qasje mund të ketë te aleatët dhe te vetë NATO. Sipas analizës, zemërimi i Trump lidhet me faktin se ai beson se aleatët nuk e mbështetën mjaftueshëm në përballjen me Iranin. Megjithatë, autori thekson se nuk bëhet fjalë për mungesë kthjelltësie apo sjellje të paarsyeshme, por për një strategji të ndërtuar mbi presionin, kërcënimet dhe komunikimin agresiv. Artikulli vëren se, ndonëse ambasadori amerikan në Itali e ka cilësuar Melonin si një lidere të respektuar ndërkombëtarisht, Trump ka zgjedhur ta sulmojë publikisht. Sipas analizës, kjo nuk është një...