Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
Komisioni Europian ka ndërhyrë për të adresuar problemet e shfaqura gjatë zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES) në kufijtë e zonës Schengen, duke angazhuar edhe agjencinë europiane të kufijve Frontex. Vendimi vjen pasi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pranoi se gjatë implementimit të sistemit të ri janë hasur disa vështirësi. EES synon të regjistrojë dhe të shkëmbejë të dhënat biometrike të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian që hyjnë dhe dalin nga hapësira Schengen. Komisioneri europian për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, u ka dërguar një letër operatorëve aeroportualë, ndërsa Komisioni Europian do të zhvillojë takime teknike me përfaqësues të sektorit për të analizuar problematikat dhe për të gjetur zgjidhje. “Po shqyrtojmë me kujdes funksionimin praktik të sistemit të ri dhe po...
Burimi:
javanews.al