Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Situata politike brenda Partisë Laburiste në Britani po përshkallëzohet, pasi dhjetëra deputetë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Keir Starmer, ose të paktën vendosjen e një afati për dorëheqjen e tij. Sipas raportimeve, tre deputetë të Laburistëve që shërbenin si ndihmës ministra kanë dhënë dorëheqjen dhe i kanë kërkuar Starmer-it të largohet nga posti i kryeministrit. Ndërkohë sipas BBC-së, numri i deputetëve që kërkojnë publikisht dorëheqjen e tij ka arritur në 57, nga 55 që ishte më herët gjatë ditës. Deputetë të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësi për drejtimin e qeverisë dhe mungesën e besimit publik. Disa prej tyre kërkojnë që Starmer të caktojë një afat të qartë për largimin e tij, duke argumentuar se Partia Laburiste ka nevojë për një lidership të ri për të rikthyer besimin...