Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e vendit

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e vendit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij nuk synon të zhvillojë armë bërthamore. Sipas mediave iraniane, Pezeshkian është shprehur se Irani është i gatshëm t’i japë garanci botës se nuk kërkon armë bërthamore. “Jemi të gatshëm të sigurojmë botën se nuk synojmë armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e tij, e cituar nga agjencia shtetërore IRNA. Megjithatë, presidenti iranian theksoi se qëndrimi i vendit në negociata mbetet i palëkundur. “Ekipi ynë negociator nuk do të bëjë kompromis për dinjitetin dhe nderin e vendit tonë”, shtoi ai.

TË FUNDIT

MË SHUMË