Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

Kandidati i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella ka fituar ngushtë zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, sipas një numërimi fillestar të votave, duke shënuar një ndryshim dramatik në mënyrën se si qeveria do të përballet me konfliktin e brendshëm të armatosur dhe dhunën e vendit. De la Espriella, i cili u mbështet nga Donald Trump, është zotuar për një goditje ushtarake kundër grupeve të armatosura ilegale, trafikut të drogës dhe krimit. Ai ka mposhtur Iván Cepeda-n e krahut të majtë, një aleat i ngushtë i presidentit Gustavo Petro. De la Espriella tha se “sot fillon një fazë e re për vendin tonë, një fazë e ndërtuar mbi vullnetin e lirë dhe demokratik të miliona qytetarëve që zgjodhën të besojnë në një Kolumbi të madhe, të...