Përplasja e helikopterëve në Greqi, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur! Dyshimet mbi shkaqet e aksidentit

Përplasja e helikopterëve në Greqi, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur! Dyshimet mbi shkaqet e aksidentit

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, në Atikë. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar. Burime nga kompania që kishte dhënë me qira helikopterët për Shërbimin Zjarrfikës grek bëjnë të ditur se dyshimet e para flasin për një gabim njerëzor si shkak të aksidentit. Në një njoftim zyrtar, Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë konfirmoi se dy helikopterët e tipit Bell, të marrë me qira për operacionet e shuarjes së zjarrit të madh në zonën Atikë–Beoti, u përplasën gjatë ndërhyrjes. Menjëherë pas aksidentit u aktivizuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat arritën të lokalizonin...