Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë për shuarjen e flakëve

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë për shuarjen e flakëve

Dy helikopterë të përfshirë në shuarjen e zjarrit në Atikë janë përplasur dhe më pas rrëzuar në zonën e Psathas. Sipas mediave greke, dy helikopterët po fluturonin në lartësi të ulët para se të përplaseshin. Anëtarët e ekuipazhit të njërit prej dy helikopterëve arritën të komunikonin me departamentin e zjarrfikësve, duke theksuar se piloti dhe pasagjeri i tij ishin plagosur. Forcat  e emergjencave u mobilizuan menjëherë për një operacion kërkim-shpëtimi për ekipet, i cili është duke u zhvilluar aktualisht nëpër zonë