Prapaskenat e bisedimeve SHBA-Iran/ Marrëveshja nuk pritet të firmoset sot, pika më e nxehtë uraniumi. Shqetësohet Netanyahu
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit po afrohen drejt një marrëveshjeje, por programi bërthamor i Teheranit mbetet pika më e vështirë e diskutimeve. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bisedimet po ecin “në mënyrë të rregullt dhe konstruktive”, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të nxitojë për nënshkrimin. “Koha është në anën tonë. Marrëveshja duhet bërë siç duhet”, shkroi Trump në “Truth Social”, ndërsa konfirmoi se “bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi deri në arritjen dhe firmosjen e saj”. Sipas “New York Times” Teherani ka pranuar në parim të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa drafti parashikon që Irani të angazhohet të mos synojë prodhimin e armëve bërthamore dhe të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta. Një...
Burimi:
top-channel.tv