‘Po e çoni Britaninë jashtë elitës së kombeve’/ Blair kritika Starmer
Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka sulmuar ashpër qeverinë laburiste, duke paralajmëruar se partia e Keir Starmer po “luan me zjarrin” dhe rrezikon ta nxjerrë Britaninë jashtë elitës së kombeve. Në një ese prej 5,700 fjalësh të botuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, ish-kryeministri akuzoi Partinë Laburiste për mashtrim. Ndërhyrja e Tony Blair vjen vetëm disa javë përpara një zgjedhjeje të pjesshme, e cila mund të rikthejë në Parlament kryebashkiakun e Greater Manchester, Andy Burnham, i cili potencialisht mund të sfidojë Starmer për drejtimin e partisë. Blair argumentoi se problemi kryesor i qeverisë aktuale është mungesa totale e një plani të përpunuar dhe koherent për vendin. Në ese, ish-kryeministri u bën thirrje Laburistëve që të shmangin zhvendosjen drejt së majtës dhe të ndjekin një axhendë politike të “qendrës...
Burimi:
ntv.al