Plazhet e zbarkimit të Ditës D në Normandi përfshihen në trashëgiminë botërore të UNESCO-s

Plazhet e zbarkimit të Ditës D në Normandi përfshihen në trashëgiminë botërore të UNESCO-s

Plazhet historike të Normandisë, ku më 6 qershor 1944 zbarkuan forcat aleate anglo-amerikane, janë përfshirë zyrtarisht në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vendimi u mor gjatë një takimi të agjencisë së OKB-së në Busan të Koresë së Jugut, duke kurorëzuar kështu një projekt dhe përpjekje diplomatike e kulturore të nisur pothuajse 20 vjet më parë. Simboli i çlirimit të Evropës dhe sakrificës njerëzore Bregdeti prej më shumë se 80 kilometrash, i shtrirë mes departamenteve Manche dhe Calvados në veriperëndim të Francës, shërbeu si skena e një prej betejave më përcaktuese për mposhtjen e nazizmit dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS) pranë UNESCO-s nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme historike dhe materiale të këtij bregdeti. “Këto plazhe...