Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Një 27-vjeçar tunizian është marrë në hetim në Francë nën dyshimin për planifikimin e një sulmi xhihadist që synonte muzeun e Luvrit në Paris dhe objektiva të tjerë në kryeqytetin francez. Sipas autoriteteve franceze antiterroriste, i dyshuari është ndaluar fillimisht më 7 maj në rajonin e Parisit gjatë një kontrolli rrugor, pasi u kap duke drejtuar automjetin me dokumente të falsifikuara. Më pas ai u vendos në një qendër ndalimi administrativ për mungesë leje qëndrimi. Hetimi është hapur nga Prokuroria Kombëtare Antiterroriste e Francës (PNAT), e cila e akuzon atë për përfshirje në një grup kriminal me qëllime terroriste. Sipas hetuesve, i riu, i identifikuar si Dhafer M., dyshohet se kishte përgatitur një plan dhune me frymëzim xhihadist dhe se kishte shprehur synimin për t’iu...