“Pika e kthesës po afron”/ Më shumë se 4 vite luftë, gjenerali ukrainas: Rusia është lodhur, brenda gjashtë muajve do përparojmë…
Brenda gjashtë muajve të ardhshëm, Ukraina mund të rifitojë iniciativën në frontin lindor dhe të forcojë pozitat e saj përpara bisedimeve të mundshme të paqes me Rusinë. Kështu vlerësoi për agjencinë Reuters gjenerali i brigadës Andriy Biletsky, komandant i Korpusit të Tretë të Ushtrisë së Ukrainës. Sipas tij, ushtria ruse po përballet me lodhje të madhe pas më shumë se katër vitesh lufte, ndërsa përparimi i saj në territorin ukrainas është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. “Pika e kthesës po afron. Nëse forcat ukrainase ruajnë vrullin edhe për disa muaj, ato mund të marrin iniciativën përgjatë frontit dhe ta detyrojnë Rusinë të heqë dorë nga planet për pushtimin e pjesës së mbetur të rajonit të Donetskut”, deklaroi Biletsky. Ai theksoi se Rusia po has vështirësi...
Burimi:
top-channel.tv