Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, goditen objektivat ushtarake, Teherani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme
SHBA-të kryen një valë të re sulmesh gjatë natës, duke goditur qindra objektiva ushtarake iraniane. Sipas Komandës Qendrore Amerikane në shënjestër u vunë sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët bregdetarë, bazat e raketave dhe dronëve, si edhe mjetet e shpejta detare të Gardës Revolucionare. Për herë te parë, ushtria amerikane njoftoi se përdori edhe dronë detarë sulmues. Uashingtoni tha se operacioni ishte përgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër anijeve tregtare dhe përpjekjeve të Teheranit për të kontrolluar trafikun në Ngushticën e Hormuzit. Irani u kundërpërgjigj duke goditur bazat amerikane në Bahrejn, Kuvajt, Jordani, Oman dhe Katar. Garda Revolucionare deklaroi se sulmet ishin përgjigje ndaj operacioneve amerikane dhe paralajmëroi se do të vijojnë nëse SHBA nuk tërheq forcat nga rajoni. Teherani vazhdon të këmbëngulë se anijet që kalojnë...
Burimi:
vizionplus.tv