Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Uashingtoni njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave ushtarake iraniane, në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj një anijeje që po kalonte në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet u ndërmorën pasi Garda Revolucionare Islamike (IRGC) goditi anijen MV GFS Galaxy, me flamur qipriot, duke i shkaktuar dëme të mëdha në dhomën e motorëve. Autoritetet amerikane thanë se një anëtar civil i ekuipazhit rezulton i zhdukur, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit u detyrua të braktisë anijen. SHBA deklaroi se gjatë operacionit u goditën rreth 140 objektiva ushtarake iraniane, përfshirë baza raketash dhe dronësh, rrjete komunikimi dhe pozicione të mbikëqyrjes bregdetare. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare...