Përplasje mes Trump dhe Netanyahut për luftën në Iran? Dy liderët nuk gjejnë dot ‘të mesmen e artë’ për veprimet e mëtejshme ndaj Teheranit

Përplasje mes Trump dhe Netanyahut për luftën në Iran? Dy liderët nuk gjejnë dot ‘të mesmen e artë’ për veprimet e mëtejshme ndaj Teheranit

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu patën një telefonatë intensive mbi Iranin dhe propozimin e ri diplomatik për t’i dhënë fund luftës, sipas raportimeve nga Axios dhe Wall Street Journal. Uashingtoni po shqyrton një “letër qëllimi” me Teheranin dhe një periudhë 30-ditore negociatash, ndërsa kryeministri izraelit duket skeptik dhe në favor të vazhdimit të presionit ushtarak. Biseda e tensionuar midis Trump dhe Netanyahu Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se patën një telefonatë “të gjatë dhe të tensionuar” të martën, kryesisht rreth Iranit dhe propozimit të rishikuar për t’i dhënë fund luftës. Sipas Axios, një burim me njohuri për bisedën tha se Netanyahu ishte i tërbuar pas telefonatës. Të dy udhëheqësit thuhet se nuk ishin dakord për kursin që duhej ndjekur,...