Gjykata e Damaskut dënon me vdekje ish-presidentin e Sirisë Bashar al-Assad
Bota E Martë, 11 Gusht 2026 12:12 Gjykata Penale e Damaskut ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin sirian Bashar al-Assad. Sipas mediave të huaja Assad u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës civile siriane. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e 2024-ës, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin. Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut.
Burimi:
kohajone.com