Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë dhe nëntë persona janë arrestuar pas përleshjeve masive që shpërthyen gjatë një grumbullimi të paautorizuar të të rinjve në Clapham Common të Londrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur dhjetëra adoleshentë u përfshinë në dhunë në parkun e njohur të jugut të Londrës. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë të rinj duke u goditur me grushte dhe duke u përleshur mes tyre, ndërsa disa sulmoheshin edhe kur ndodheshin të shtrirë në tokë. Policia metropolitane ndërhyri me forca të shumta për të shpërndarë turmën, ndërsa në vendngjarje u panë edhe ambulanca. 17-vjeçari i plagosur u dërgua në spital me plagë thike, por autoritetet thanë se dëmtimet nuk konsiderohen kërcënuese për jetën. Sipas policisë, mes të arrestuarve ka adoleshentë...