Përfundojnë pa rezultat bisedimet SHBA-Iran në Doha, Trump thyen heshtjen!

Përfundojnë pa rezultat bisedimet SHBA-Iran në Doha, Trump thyen heshtjen!

Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Doha, pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje afatgjatë. Negociatat u përqendruan kryesisht në zbatimin e marrëveshjes së përkohshme të arritur dy javë më parë. Sipas burimeve pranë diskutimeve, gjatë dy ditëve palët trajtuan çështjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe zhbllokimin e fondeve iraniane. Ndërkohë, programi bërthamor i Iranit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes, nuk ishte pjesë e këtyre takimeve teknike. Megjithatë, presidenti Trump pretendon se procesi për kufizimin e programit bërthamor po shkon shumë mirë. Zëvendëspresidenti JD Vance tha se kjo temë do të diskutohet në fazën e ardhshme të negociatave. “Çarmatimi bërthamor i Iranit po ecën mirë. Ata kanë zhvilluar takime shumë të mira, do ta shohim. Siç...