“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë
Italia dhe Franca po bllokojnë një pjesë tjetër të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, që lidhen me ndalimin e dhënies së vizave për luftëtarët dhe ish-luftëtarët rusë që kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Bashkimi Europian po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila duhet të miratohet deri më 15 korrik me unanimitet nga të gjitha shtetet anëtare. Një nga masat kryesore synon të shmangë rritjen e tavanit të çmimit të naftës ruse nga 45 në 65 dollarë për fuçi, gjë që do t’i sillte më shumë të ardhura Moskës për luftën në Ukrainë. Megjithatë, procesi po has vështirësi. Edhe pse Hungaria nuk po shihet më si pengesa kryesore, tani ka kundërshtime nga Italia dhe Franca për përfshirjen e një neni...
Burimi:
javanews.al