Pentagoni nis programin e testosteronit për ushtarët amerikanë

Pentagoni nis programin e testosteronit për ushtarët amerikanë

Pentagoni do të nisë një program për testimin dhe trajtimin e mungesës së testosteronit te ushtarët amerikanë, në kuadër të një nisme të shpallur nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sipas Financial Times, Hegseth e prezantoi programin si pjesë të përpjekjeve për të krijuar një forcë ushtarake “High-T”, duke theksuar se nivelet e duhura të testosteronit i bëjnë ushtarët “më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të aftë” për të kryer detyrat e tyre. Departamenti i Mbrojtjes do të nisë një program të ri depistimi për mungesën e testosteronit te personeli ushtarak. Ushtarët mbi moshën 30 vjeç do t’i nënshtrohen testimeve çdo vit, ndërsa ata më të rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në mënyrë vullnetare. Hegseth theksoi se terapia do të...