Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në France, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë

Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në France, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë

Luhatjet e majit duket po i afrohen fundit, duke i lënë vendin temperaturave verore. “The Guardian” shkruan se Europa Perëndimore po përgatitet për valën e parë të nxehtësisë me termometrin që pritet të shënojë 10 gradë Celsius mbi normne, dhe rekorde të reja priten në disa vende për këtë muaj. Media prestigjoze thotë se gjatë ditës së sotme, temperaturat në Portugali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar pritet të kapërcejnë 30 gradët Celsius. Më saktësisht, në Paris dhe Londër ato llogaritet të mbërrijnë në 32°C, 35 gradë besohet të shkojnë në jugperëndim të Francës, dhe deri në 38°C në rajonin e Guadianës në Spanjë. Météo-France paralajmëroi se “si temperaturat maksimale ashtu edhe ato minimale ka të ngjarë të arrijnë nivele të paprecedentë për stinën në...