Pas sulmit nga Ukraina, Rusia u jep bankave dritën jeshile për të rrëzuar dronë, punonjësit do të mbajnë armë
Rusia ka miratuar një ligj që i lejon bankës së saj qendrore dhe institucioneve të tjera financiare të mirëmbajnë sistemet e tyre të mbrojtjes dhe të pajisin stafin e tyre për të zmbrapsur sulmet me dronë, sipas një dokumenti të lëshuar nga dhoma e ulët e parlamentit rus. Ukraina goditi degën e bankës qendrore në Sevastopol të Krimesë me një raketë të dielën, tha guvernatori lokal Mikhail Razvozayev, duke pretenduar se ishte një raketë Storm Shadow e prodhuar në Britani. Ai shtoi se ndërtesa u përfshi nga flakët. Sistemet mbrojtëse nga dronë mund të instalohen pranë bankës qendrore, si dhe pranë Sberbank, bankës më të madhe të vendit, dhe Unionit Rus të Kompanive të Transferimit të Parave. Stafit në këto kompani do t’u lejohet të...
Burimi:
top-channel.tv