Rama: Rame Lahaj International Opera Festival e shndërroi Prishtinën në skenë të artit botëror
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas përmbylljes së edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, duke vlerësuar ndikimin e festivalit në jetën kulturore të kryeqytetit. Sipas Ramës, festivali e shndërroi edhe një herë Prishtinën në një skenë të artit botëror, ku artistë me renome ndërkombëtare sollën emocione dhe interpretime të jashtëzakonshme për publikun, përcjell KultPlus. “Me përmbylljen e edicionit të gjashtë të ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, Prishtina u shndërrua edhe një herë në skenë të artit botëror. Artistë me renome ndërkombëtare sollën emocion dhe art në zemër të Kryeqytetit. Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka shkruar Rama. Ai theksoi se organizime të tilla jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit,...
Burimi:
kultplus.com