Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique në Francë! Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro

Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique në Francë! Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro

Bizhuteri me vlerë miliona euro janë vjedhur nga muzeu i shtëpisë franceze të kristaleve dhe bizhuterive luksoze “Lalique”, në Wingen-sur-Moder të Francës verilindore. Sipas një burimi të cituar nga AFP, autorët e krimit hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe u drejtuan menjëherë drejt sallës ku ruheshin bizhuteritë. “Rreth 20 bizhuteri u vodhën. Dëmi është ende duke u vlerësuar, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër 4 milionë,” tha një burim pranë hetimit. Pas vjedhjes, muzeu njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë. Sipas autoriteteve, alarmi u aktivizua, por përpara se shërbimi i sigurisë të përfundonte kontrollin, një punonjës pastrimi mbërriti i pari në vendngjarje dhe njoftoi policinë. Ndërkohë, policia franceze po...