Papa Leoni XIV kundërshton Trump: Kisha s’mbështet armët bërthamore!
Papa Leoni ka deklaruar se nuk ka mbështetur kurrë armët bërthamore, duke iu përgjigjur akuzave të fundit të presidentit Donald Trump, i cili pretendoi se qëndrimi i tij për luftën në Iran “rrezikon shumë katolikë”. Në një prononcim për gazetarët të martën në mbrëmje, pas largimit nga rezidenca papnore në Castel Gandolfo pranë Romës, papa i parë i lindur në SHBA theksoi se misioni i kishës mbetet i pandryshuar: Të predikojë ungjillin dhe paqen. Ai u bëri thirrje kritikëve që të tregohen të ndershëm në deklaratat e tyre publike. “Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën. Kisha ka qenë kundër të gjitha armëve bërthamore prej vitesh”, tha Papa Leoni, duke shtuar se shpreson të dëgjohet përmes mesazhit të...
Burimi:
javanews.al