“Pamje të neveritshme dhe tmerruese”/ Të gjunjëzuar dhe me duar të lidhura, bota e tronditur pas videos së publikuar nga ministri izraelit për aktivistët e ndaluar
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare pasi publikoi një video ku shfaqen aktivistë të flotës humanitare për Gazën të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga forcat izraelite. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ben-Gvir shihet duke tallur të ndaluarit dhe duke valëvitur flamurin izraelit, ndërsa videoja shoqërohej me mbishkrimin: “Mirë se vini në Izrael”. Sipas organizatës izraelite të të drejtave të njeriut “Adalah”, dhjetëra aktivistë kanë raportuar dhunë fizike dhe psikologjike gjatë arrestimit dhe transferimit në portin e Ashdodit. Tre prej tyre përfunduan në spital, ndërsa disa të tjerë pësuan fraktura në brinjë dhe probleme me frymëmarrjen. Avokatët deklaruan se të ndaluarit janë detyruar të qëndrojnë në pozicione stresuese për orë të tëra dhe...
Burimi:
top-channel.tv