Pamje që prekin zemrat! I moshuari i qëndron pranë partneres, nuk ia lëshon dorën gjatë tërmetit
Mes skenave dramatike të shkaktuara nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën, një moment prekës i kapur nga kamerat ka emocionuar mijëra njerëz. Pamjet tregojnë një burrë të moshuar që mban fort dorën e partneres së tij, e cila duket se ka vështirësi në lëvizje, ndërsa lëkundjet e fuqishme të tërmetit trondisin shtëpinë e tyre. Në mes të panikut dhe pasigurisë, ai qëndron pranë saj duke u përpjekur ta mbrojë, në një skenë që është cilësuar nga shumë qytetarë si simbol i dashurisë dhe përkushtimit. Ndërkohë, situata humanitare në vend mbetet kritike. Më shumë se 27,000 persona janë raportuar të zhdukur pas tërmeteve, sipas të dhënave të publikuara në një platformë online të krijuar për të ndihmuar familjet të gjejnë të afërmit e tyre....
Burimi:
ntv.al