Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Franca po përballet me një situatë kritike nga zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e vendit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e plotë të gadishullit Cap Ferret (Lège-Cap-Ferret), një prej destinacioneve më të njohura turistike në bregdetin Atlantik. Qindra persona janë larguar nga zona me varka, ndërsa të tjerë po evakuohen nëpërmjet rrugës kryesore drejt Bordosë, teksa flakët vijojnë të përhapen në rajonin e Gironde. Zjarri, i cili shpërtheu të martën në zonën e Saumos, ka djegur deri tani rreth 8.700 hektarë tokë. Autoritetet franceze kanë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi situatën si “shumë të tensionuar”, veçanërisht në Gironde. Macron bëri të ditur se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, ndërsa në mbështetje pritet të mbërrijnë avionë...