“Ose do të sillet si të tjerët, ose do ta godasim”/ Trump kërcënon Omanin për Hormuzin, reagon Teherani: Deklarata të rrezikshme

“Ose do të sillet si të tjerët, ose do ta godasim”/ Trump kërcënon Omanin për Hormuzin, reagon Teherani: Deklarata të rrezikshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar drejtpërdrejt Omanin me bombardime nëse vendi vazhdon planet për të kontrolluar së bashku me Iranin Ngushtica e Hormuzit, ndërsa Teherani i ka cilësuar deklaratat e tij si “të rrezikshme” dhe “kërcënuese”. Trump deklaroi gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë se: “Omani do të sillet si të gjithë të tjerët, ose do të na duhet ta godasim”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme e Iranit reagoi ashpër ndaj deklaratës së presidentit amerikan. Zëdhënësi i saj, Esmail Baghaei, tha se kërcënimet ndaj Omanit përbëjnë “shkelje të parimit themelor të ndalimit të përdorimit të forcës” dhe një “normalizim të frikshëm të frikësimit në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Sipas Baghaeit, Omani ka luajtur prej vitesh një rol konstruktiv dhe ndërmjetësues...