OKB: Viktimat civile në Ukrainë janë rritur me 21% në 4 muajt e parë të 2026

OKB: Viktimat civile në Ukrainë janë rritur me 21% në 4 muajt e parë të 2026

Viktimat civile në Ukrainë u rritën me 21 për qind gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 ndërsa sulmet ruse u intensifikuan në të gjithë vendin, tha sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët. Përfaqësuesja e UNHCR-së në Ukrainë, Bernadette Castel-Hollingworth u tha gazetarëve në Gjenevë se të paktën 815 civilë u vranë dhe 4.174 të tjerë u plagosën midis janarit dhe prillit, duke cituar shifra nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë. Ajo tha se rritja pasqyron një përshkallëzim më të gjerë të sulmeve që po detyron më shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po prish operacionet humanitare ndërsa lufta hyn në vitin e saj të pestë. Më 20 maj, një depo në Dnipro e marrë me...