OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një “përplasje katastrofike” mes shpërthimit të Ebolës dhe konfliktit të armatosur në Republika Demokratike e Kongos, ndërsa situata në lindje të vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se luftimet në provincën Ituri po pengojnë seriozisht përpjekjet për të frenuar virusin, duke e bërë pothuajse të pamundur izolimin e të infektuarve dhe ndërtimin e besimit me komunitetet lokale. “OBSH nuk mund të ndërtojë besim në komunitet ose të izolojë të sëmurët ndërsa bien bomba,” shkroi Tedros në platformën X. Sipas autoriteteve shëndetësore kongoleze, deri tani dyshohet për rreth 220 viktima, ndërsa afro 1,000 persona po shfaqin simptoma të Ebolës. Vetëm 17 raste janë konfirmuar laboratorikisht deri më tani. Shpërthimi aktual lidhet me variantin...