Irani mund të shfrytëzojë ushtrinë amerikane? Pentagoni iu mbledh urgjentisht telefonat
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka forcuar masat e sigurisë për trupat amerikane në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve se informacioni i publikuar nga vetë ushtarët në telefonat celularë dhe rrjetet sociale mund të shfrytëzohet nga Irani për të identifikuar dhe goditur objektivat ushtarake amerikane. Paralajmërimi i Admiralit Brad Cooper tregon se kërcënimi nuk lidhet më vetëm me raketat dhe dronët, por edhe me luftën e informacionit. Fotot, videot dhe transmetimet në kohë reale mund të zbulojnë vendndodhje, lëvizje të trupave dhe dëmet pas sulmeve, duke i dhënë kundërshtarit një avantazh të rëndësishëm në planifikimin e operacioneve të ardhshme. Alarmi është shtuar pas publikimit të një videoje të regjistruar nga një ushtar amerikan gjatë sulmit iranian ndaj Bazës Ajrore Muwaffaq Salti në Jordani. Sipas vlerësimeve...
Burimi:
ntv.al