NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin
Saga e marrëdhënieve SHBA-Izrael, ka një kapitull të ri: New York Times citon burime të saj të pohojnë se izraelitët kishin në plan të vrisnin dy negociatorët iranianë, Abbas Araghchi dhe Mohammad Ghalibaf gjatë zhvillimit të negociatave që synojnë fundin e konfliktit. Sipas medias prestigjoze, kur amerikanët e zbuluan këtë plan, ata paralajmëruan Teheranin përmes ndërmjetësve, çka e shtyu Republikën Islamike të merrte masa sigurie shtesë. Që gjatë konfliktit, Izraeli e kishte bërë të qartë se i konsideronte objektiva legjitimë përfaqësuesit e regjimit, që nga politikanët e deri te drejtuesit ushtarakë. Tashmë, ka vrarë dhjetëra prej tyre, përfshirë edhe vetë liderin Suprem Ali Khamenei. Qëllimi ishte destabilizimi i kundërshtarit duke e privuar nga figurat e tij më përfaqësuese. Më pas erdhi armëpushimi, të cilit qeveria...
Burimi:
javanews.al