Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Një numër “shumë i konsiderueshëm llogarish që vijnë nga SHBA-të” ka tërhequr vëmendjen në debatin online pas vdekjes së Abderrahim Fakir në Bolonjë dhe polemikave që pasuan një manifestim të organizuar nga kryebashkiaku Matteo Lepore. Nuk është e qartë se çfarë i ka shtyrë këta përdorues amerikanë të komentojnë me tone të ashpra mbi ngjarjet lokale në Bolonjë, por prania e tyre është një nga elementët më shqetësues të një studimi të realizuar nga një agjenci e specializuar në analizën e të dhënave online. Raporti, i cili ka qarkulluar ditët e fundit dhe ka mbërritur edhe në tryezën e Bashkisë së Bolonjës, ngre dyshime për një nga rastet e para të propagandës së lëvizjes Maga (Make America Great Again) në Itali me synime politike. Studimi...