‘Nuk e di çfarë godita, tani po ha picë’/ 18-vjeçari ecte si i çmendur, aksidenton të moshuarin dhe ikën në shtëpi

‘Nuk e di çfarë godita, tani po ha picë’/ 18-vjeçari ecte si i çmendur, aksidenton të moshuarin dhe ikën në shtëpi

Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet burg pasi përplasi me makinë një këmbësor 84-vjeçar, e la të plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i aksidentit pa i ofruar ndihmë. Pas ngjarjes, i riu u kthye në shtëpi, porositi pica dhe u dërgoi mesazhe zanore miqve, ku pranonte se mund të kishte goditur për vdekje një person. Gjykata e Kurorës në Durham shpalli fajtor Sonny Horsfall për shkaktimin e lëndimeve të rënda me drejtim të rrezikshëm të automjetit, drejtim pa leje, pa siguracion dhe largim nga vendi i aksidentit. Përveç dënimit me burg, gjykata i ndaloi drejtimin e automjeteve për katër vjet. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 22 prillit në Redcar, North Yorkshire. Sipas hetimeve, Horsfall humbi kontrollin e një automjeti Audi A4...