“Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: ‘Të çarmatoset’, duhet shmangur dominimi mbi njeriun

“Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: ‘Të çarmatoset’, duhet shmangur dominimi mbi njeriun

Papa Leoni XIV prezantoi të hënën enciklikën e tij të parë me titull “Magnifica Humanitas” (“Njerëzimi Madhështor”), një dokument prej 110 faqesh kushtuar ndikimit të inteligjencës artificiale në dinjitetin njerëzor. Në tekst, Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale “nuk mund të konsiderohet moralisht neutrale” dhe bën thirrje për “çarmatimin” e saj, në mënyrë që të shmanget dominimi mbi njeriun. Dokumenti përcakton qëndrimin e Kishës Katolike ndaj asaj që Leoni XIV e cilëson si një nga sfidat më të mëdha të epokës moderne. Sipas tij, inovacionet teknologjike “mund të rrisin pjesëmarrjen dhe barazinë, por edhe të zgjerojnë pabarazitë, kontrollin dhe përjashtimin”. Papa argumenton se inteligjenca artificiale po thellon hendekun mes të përfshirëve dhe të përjashtuarve, ndërsa kritikon përqendrimin e pushtetit teknologjik në duart e pak kompanive private....