Një nga gratë e para që denoncoi Jeffrey Epstein, gjendet në një burg në Florida modelja italiane
Elisabetta Ferretto, ish-modelja 50-vjeçare nga Montagnana, Padova, e njohur si një nga gratë e para që denoncoi abuzimet e financierit të Nju Jorkut, Jeffrey Epstein, është gjetur pas disa ditësh kërkim. Autoritetet e Interpolit konfirmuan se Ferretto ndodhet aktualisht në një burg në Florida, pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme italiane për ndihmë nga forcat e rendit në SHBA. Lajmi iu komunikua stacionit të karabinierëve në vendlindjen e saj dhe autoriteteve konsullore italiane në SHBA. Familja e 50-vjeçares nuk kishte dëgjuar nga ajo që nga 22 prilli, disa ditë pas kthimit nga pushimet e Pashkëve, të cilat i kaloi me të afërmit në Montagnana. “Është fundi i një makthi”, i tha nëna e saj këshilltares Paola Barbierato, siç raportohet nga Il Gazzettino. Megjithatë, detajet mbi...
Burimi:
top-channel.tv